
Arben Derhemi pozon me Robert Ndrenikën, ‘Njerëz dhe Fate’ po ‘gatuhet’
Në serialin “Njerëz dhe fate” ata ishin babë e bir! Arben Derhemi, përmes një fotografie, me në krah aktorin e madh Robert Ndrenika, jep lajmin se seriali aq i dashur për shqiptarët më në fund do të rikthehet.
“Sot e deklaroj rifillimin e serialit … “Njerëz dhe fate”..Është gati..” shkruan aktori Arben Derhemi, pa dhënë detaje të tjera. Komentet dhe urimet e ndjekësve kanë qenë të shumtë.
Nëse ka një serial në historinë e kinematografisë dhe televizionit në Shqipëri që ka vendosur rekorde dhe ka lënë përshtypje shumë të mira, është padyshim “Njerëz dhe Fate”. Edhe pse kanë kaluar afro 20 vite nga transmetimi i tij në ekranin e RTSH-së, ende sot është i freskët në mendjet e gjithë shqiptarëve.
Krahas kastit të aktorëve, ajo që e bëri kaq të dashur këtë serial, është realiteti që solli për kohën dhe ndërthurja perfekte e ngjarjeve me realitetin e asaj kohe