Showbiz 9 Maj 2019, 16:24

Arbër Çepani “feston” ditëlindjen në dyert e gjykatës: Sa më shumë të mendoni se po më fundosni, aq më shu

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Cepani , i cili prej vitesh moderon emisionin e mëngjesit në “Rtsh”, njihet përveç të tjerave është edhe si sipërmarrës i ri dhe mjaft i suksesshëm.
Sikurse edhe u publikua në media, para disa muajsh biznesi i tij ka marrë një gjobë me vlerë prej 40 milion lekësh.
Moderatori reagoi asokohe përmes një statusi në profilin e tij personal në “Facebook”, ku tregoi përjetimin e këtij momenti të vështirë për të dhe familjen e tij.
“Nëse do gërrmonit brenda shpirtit tim do gjenit vetëm mërzi, zi, vrasje shprese. Kam duruar shumë që të mos flas e të mos shprehem në gjaknxehtësi e sipër. Pas gati një dekade që i dedikohem me mish e me shpirt, ngritjes së një biznesi social-kulturor në mbrotje të trashëgimisë tonë materiale siç është “Komiteti”, pas gati një dekade që i paguaj shtetit shqiptar me miliona lekë taksa pa marrë asgjë në këmbim, pas gati një dekade ku me aq mundësi sa kemi patur, kemi punësuar me dhjetra të rinj që shteti nuk ishte i aftë t’u siguronte një punë, ky shtet ma shperblen në mënyrën më naziste të mundshme, duke më vendosur gjobën më të lartë që një Bar Kafe mund të ketë pësuar që nga 91′!- shkruante Arbëri ndër të tjera në statusin e tij.

Ndërkohë sot, Arbër Cepani duhej të ishte duke festuar ditëlindjen e tij me miq edhe të afërm, por i është dashur ta kalojë ditën në Gjykatën Administrative të Korçës ku po kërkon të drejtën e tij për gjobën e vënë në muajin shkurt.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, moderatori ka treguar se vendimi është marrë tashmë dhe Gjykata ka lënë në fuqi pretendimet e Hetimit Tatimor sipas të cilit Arbëri duhet të paguajë gjobën prej 40 milion lekësh.
Ndër të tjera, ai shprehet se pavarsisht vendimit të Gjykatës nuk do të ndalet dhe nëse do të jetë nevoja do ta kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg.
Sa më shumë të mendoni se po më fundosni, aq më shumë do të ngrihem nga ferri i errësirës tuaj. Shihemi në Gjykatën e Apelit.“-shkruan Arbëri në fund të statusit të publikuar.

Statusi i plotë i Arbërit:

8 Maj 2019. Gjykata Administrative Korçë. Duhet të isha duke festuar 32 vjetorin tim me familjarët dhe njerëzit e dashur por më duhet të kalbem seancave gjyqësore për të fituar të drejtën time! Asnjë surprizë! Kjo është Shqipëria që ne kemi lejuar, që ju ta bëni kështu! Sikurse pritej edhe Gjykata Administrative la në fuqi me pretendime krejtësisht qesharake dhe pa të bazuara ligjërisht, madje edhe të gënjeshtërta, vendimet e një fundërrine të shkrirë për abuzime si Hetimi Tatimor! Në Shqipëri drejtësinë duhet ta gjejmë vetëm tek Zoti! Nëse mendoni përsëri se do tërhiqem, ateherë dëgjoheni mirë edhe njëherë! Sa të kem jetë, nëse do jetë nevoja, deri në Strasburg do e kërkoj të drejtën time! Gjithësecilit prej jush, që ka abuzuar dhe po abuzon me ligjin, duke e përdorur atë për të sulmuar njerëz që s’do jenë kurrë si ju, nga pas do më keni! Sa më shumë të mendoni se po më fundosni, aq më shumë do të ngrihem nga ferri i errësirës tuaj! Shihemi në Gjykatën e Apelit! Zoti na teston të bëhemi më të fortë, duke na lënë të bashkëjetojmë në këtë tokë të bekuar bashkë me ju!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz arbër çepani ditelindja gjykatë