Sport 1 Maj 2022, 18:17

Arbër Zeneli realzion golin e parë sezonal, rikthim si dikur për yllin shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Arbër Zeneli realzion golin e parë sezonal, rikthim si dikur për

Arbër Zeneli realzion golin e parë sezonal, rikthim si dikur për yllin shqiptar (Video)

Arbër Zeneli ka gjetur golin e parë sezonal në Ligue 1. Ylli dardan, i cili qendroi rreth gjashtë muaj jashtë për shkak dëmtimi, ka realizuar golin e avantazhit për ekipin e tij në takimin Lorient-Reims. 

Ishte minuta e 17 kur 27-vjeçari i Reimsit dërgoi lehtësisht topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga El Bilal Ture. 

Zeneli, një nga futbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, u rikthye në fushë më 27 shkurt dhe prej atij momenti numëron një gol dhe tre asiste me skuadrën e Reimsit. 

⚽️????| ZENELI GOAL

Arber Zeneli has scored @StadeDeReims opening goal against @FCLorient in @Ligue1UberEats!

His form since coming back from injury:
? 7 games
⚽️ 1 goal
?️ 3 assist

Arber “R2” Zeneli is back ?pic.twitter.com/Q7yevtoZyV

— Kosovars Abroad (@KosovarsAbroad) May 1, 2022

Sport Arber Zeneli ylli dardan