“Arbëria” është filmi i parë në gjuhën shqipe që po transmetohet në rrjetin e famshëm te filmave dhe serialeve, Netflix.
Ky film flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe. Nëpërmjet këtij filmi bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë. Regjisorja e tij quhet Francesca Olivieri, dhe në një intervistë për ‘Telegrafi’ ajo tregon se për këtë film është frymëzuar nga historia e tezes dhe gjyshes së saj, me origjinë nga Kalabria e Italisë.
“’Arbëria’ është një histori nostalgjie, por edhe një histori konflikti mes të shkuarës dhe të tashmes, origjinës dhe aspiratave. Aida është një grua e guximshme dhe moderne, por edhe melankolike dhe me një personalitet luftarak që jeton ndërmjet nevojës për t’u përshtatur dhe kërkimit të identitetit. Historia e Aidës është frymëzuar pjesërisht nga përvojat personale të tezes sime dhe gjyshes sime, të lindura në Santa Caterina Albanese, në Kalabri, në jug të Italisë. Gjithmonë ka pasur një publik të madh të interesuar për këtë histori, sepse shumë njerëz nuk dinë për historinë e Shqipërisë dhe paraardhësve të saj”, shprehet ajo.