Sport22 Shtator 2022, 16:42

Arbitër me stil italian dhe nuk lejon kontaktet e forta në fushë, kush është 35-vjeçari lituanez që do vendosë drejtësi në sfidën Izrael-Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Arbitër me stil italian dhe nuk lejon kontaktet e forta në fushë,

Arbitër me stil italian dhe nuk lejon kontaktet e forta në fushë, kush është 35-vjeçari lituanez që do vendosë drejtësi në sfidën Izrael-Shqipëri

Arbitrat e ndeshjes Izrael-Shqipëri do të jenë nga Lituania. UEFA ka menduar t’i besojë 35-vjeçarit Donatas Rumsas, i cili drejton ndeshje që prej vitit 2014.

Në fazën e fundit eleminatore të Kupës së Botës, ai ka arbitruar në 3 ndeshje dhe ka treguar të verdhin në 11 raste, por asnjëherë kartonin e kuq. Rumsas konsiderohet një arbitër me stil italian, pasi nuk lejon kontaktet e forta në fushën e lojës. Bashkë me të, në fushë do të jenë ndihmës të tij Radius dhe Suziedelis, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Robertas Valikonis.

Pavarësisht eksperiencës së gjatë në arenën ndërkombëtare, Rumsas nuk ka drejtuar asnjëherë ndeshje të Shqipërisë apo skuadrave shqiptare, ndërsa sfida e fundit ndërkombëtare ku ai ka vendosur drejtësi është ajo e Ligës së Kombeve mes Azerbajxhanit dhe Sllovakisë, ndërsa në UEFA Champions League, ndeshja më prestigjoze ka qenë ajo e vitit të kaluar ndërmjet Shaktarit të Donjetskut dhe Sherifit të Tiraspolit.

Sport arbitri lituanez Donatas Rumsas Izrael-Shqipëri