Aktualitet 6 Gusht 2018, 14:50

Ardian Çela si Babalja, vendos 684 milionë lekë kamera përgjimi “anti-korrupsion” në zyrat e OSHEE, në zyrën e tij Jo

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Çela si Babalja, vendos 684 milionë lekë kamera përgjimi “anti-korrupsion” në zyrat e OSHEE, në zyrën e tij Jo

Super-hajduti në “merak për të zbuluar” hajdutët, milionat janë “qokë” për mikun e Dakos

Me urdhër të drejtorit të OSHEE, “master korrupsionit” Ardian Çela, në datën 25 korrik 2018 është “mbyllur pazari” i një tenderi dhe shpallur më datë 6 gusht 2018, me “fitues” një firmë nga Durrësi, me pronar një mikun familjar të Vangjush Dakos, për montim kamerash përgjimi (vrojtimi) në zyrat qendrore dhe në mjediset e shërbimit “Kujdesi ndaj klientit”, me qëllim që “llumi”-i korrupsionit Ardian Çela, të zbuloj korrupsionin dhe sjelljen jo etike ndaj qytetarëve, të punonjësve të OSHEE.

Se çfarë vjedhjesh, mashtrimesh, pazaresh e sjellje brutale, kanë punonjësit e OSHEE në zyrat “Kujdesi ndaj klientit”, kjo dihet, mbasi makinacionet dhe brutaliteti ndaj qytetarëve, iu është instrukturar si “kriter” punësimi e qëndrimi në punë, nga vetë shefat e OSHEE, për të mos dhënë asnjë përgjigje të saktë e asnjë zgjidhje konkrete, për vjedhjet që bënë me fatura false e aforfe, “lukunia” e drejtor “master korrupsionit” Ardian Çela.

Ky tender me vlerë 684 milionë lekë, për kamera përgjimi në zyrat e OSHEE, nuk është merak i “Babales” Ardian Çela, për të zbuluar dhe goditur korrupsionin, apo mashtrimet, talljet, vërdallisjet dhe sjelljet rrugaçërore të punonjësve të OSHEE, por “qokë” milionash taksa publike, dhuruar mikut të Vangjush Dakos, me rastin e pushimeve verore.

Çudia qëndron në faktin, se krye-hajduti i OSHEE Çela, po vendos kamera përgjimi në zyrat e vartësve, por nuk vendos kamera në zyrën e tij, ku është dispeçeria e korrupsionit me miliardat e energjisë elektrike…

Njoftimi i OSHEE

1.Emri autoritetit kontraktor: OSHEE sh.a, Adresa Blv “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Adm Nr. 7, 1023, Tiranë, Tel/Fax 042274185

2. Lloji i procedurës: “E Hapur-Mallra” me mjete elektronike.

3. Objekti i kontratës: ”Sistemi i menaxhimit automatik të rradhës, monitorim audio-video në ambjentin e punës dhe raportim mbi përformancen e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit”

4. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-70908-05-23-2018

5. Fondi limit: 59,736,666 (pesedhjete e nente milion e shtateqind e tridhjetë e gjashte mijë gjashteqind e gjashtedhjete e gjashte) leke pa TVSH

6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nenkontraktimin): Vlera 68,460,000 lekë, me TVSH/Pamfleti/


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet