Aktualitet 5 Janar 2023, 07:44

Ardit Bido: Dokumenti sekret që Hitleri kërkonte të merrte në Berat, por nuk e mori

Shkruar nga Pamfleti
Ardit Bido: Dokumenti sekret që Hitleri kërkonte të merrte

Ardit Bido: Dokumenti sekret që Hitleri kërkonte të merrte në Berat, por nuk e mori

Drejtor i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, tregoi në emisionin “Now”, të pathënat e Kodikëve të Beratit dhe pse ata cilësohet si pasuria jonë më e madhe kulturore.

Bido u shpreh se kodiku, pjesë e trashëgimisë së UNESCO, është gjetur në Berat, është krijuar nga Justiniani dhe është i lidhur me trevat shqiptare.

Më tej drejtori i Arkivave shton se kodiku është ruajtur me fanatizëm që nga shekull 11 deri pas regjimit komunist.

“Gjëja e parë që kërkonte një pushtues në Berat ishte kodiku, dhe gjëja e parë që bënte kleri dhe banorët ishte të ruanin kodikun. Këtë kodik mund ta preknin vetëm kleri, jo njerëzit e zakonshëm. Ka gojëdhëna që Hitleri e ka kërkuar i fundit për ta marrë dhe që pas pushtimit italian deri në 1970 kodiku është groposur në ish-katedralen e Beratit për t’u ruajtur, ku edhe është dëmtuar”, tregoi Bido.

Dossier Ardit Bido