Sport11 Nëntor 2022, 17:41

Argjentina i beson në Botëror grupit fitues të Kupës së Amerikës, Skaloni vendos edhe për Paulo Dibalën

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina i beson në Botëror grupit fitues të Kupës së

Argjentina i beson në Botëror grupit fitues të Kupës së Amerikës, Skaloni vendos edhe për Paulo Dibalën

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, ka bërë sot publike listën e 26 emrave të grumbulluar për Botërorin e Katarit. Një listë ku nuk ka parë shumë surpriza, pasi tekniku kishte vendosur që t’u besonte kryesisht lojtarëve me të cilët fitoi Kupën e Amerikës verën e kaluar.

Sipas mediave argjentinase, trajneri kishte lajmëruar personalisht 22 lojtarë dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte diskutuar dhe kishte zgjedhur katër emrat që mbeteshin, mes të cilëve ishte ai i Paulo Dibalës, në formë jo edhe aq të mirë pas dëmtimit që pësoi te Roma.

Pikërisht Dibala, Hoakin Korrea, Huan Fojth dhe Ezekuiel Palasio ishin 4 emrat që mësohet se i janë bashkuar 22-shes që Sakaloni kishte njoftuar me kohë, duke i paralajmëruar që të shmangin dëmtimet në ndeshjet e fundit.

Sport Lionel Skaloni lista e lojtarëve të grumbulluar trajneri i Argjentinës