Sport19 Dhjetor 2022, 20:28

Argjentina ngriti trofeun e Kupës së Botës pas 36-vitesh, Papa Françesku tregon arsyen pse nuk e pa finalen

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina ngriti trofeun e Kupës së Botës pas 36-vitesh, Papa

Argjentina ngriti trofeun e Kupës së Botës pas 36-vitesh, Papa Françesku tregon arsyen pse nuk e pa finalen

Miliona njerëz në mbarë botën ishin ulur dje para ekraneve për të shijuar magjinë e finales së Kupës së Botës.

Mirëpo Papa Françesku, edhe pse argjentinas, nuk e pa kombëtaren e tij, teksa ngriti trofeun e kampionit duke mundur me penallti Francën.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2015, Papa Françesku zbuloi se i kishte premtuar Shën Mërisë se nuk do të shihte kurrë më televizor, pasi Italia eleminoi Argjentinën nga Kupa e Botës në vitin 1990. “Nuk është për mua”, tha ai në një intervistë për gazetën Voz del Pueblo.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Papa të jetë mbajtur i informuar për rezultatin.

Siç zbuloi një anëtar i stafit të tij të sigurisë, në Kupën e Botës 2014 në Brazil, Papa nuk e pa humbjen e Argjentinës kundër Gjermanisë, por u mbajt i informuar për rezultatin.

Sport Kupa e Botës Papa Françeksu