
Ariu sulmon kujdestarin në mes të performancës, panik tek spektatorët!
Një ari ka sulmuar kujdestarin e cirkut në Rusi, pasi e kanë detyruar që të hipë mbi një skateboard dhe të japë shfaqje për publikun. Fëmijët janë frikësuar nga kafsha, e cila e ktheu performancën në një moment dhune, duke kafshuar personin që e kishte trajnuar.
Pjesëtarët e tjerë të stafit u munduan ta qëllonin kafshën me shkopinj, ndërkohë që kolegu i tyre qëndronte në tokë.
Spektatorët nxituan të largoheshin nga ambienti. Pas disa momentesh, ariu u qetësua. Kujdestari arriti të ngrihej në këmbë me dëme serioze në trup.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI