Showbiz 1 Shkurt 2023, 09:03

Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

Shkruar nga Pamfleti

Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”   u përfshinë në një “skandal”, gjatë kohës që ishin konkurentë, pasi Arjoni pretendonte se Ana kishte kaluar natën në shtëpinë e tij, madje publikoi edhe një foto në shtrat me të.

Pas këtij momenti, Ana ngriti një padi ndaj Arjonit, ndërsa vetëm së fundmi është marrë një vendim. Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë.

Pas bërjes publike të fotos asokohe, Ana deklaroi në lidhje “skype” në emision se kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i dërguar një ilaç. Sipas deklarimeve, duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi (Ana) kishte qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë foton në fjalë.

Këtë imazh Arjoni e përdori më pas në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepronte siç donte ai, atëherë fotoja do të publikohej. Dhe kështu ndodhi!

Pasi Ana nuk e zgjodhi më në takime Arjonin, ai e nxori foton në rrjetet sociale, ku bënë një bujë të madhe.

Kjo situatë, siç ka treguar Lleshi më herët, e rëndoi shumë atë psikologjikisht aq sa iu desh një ndihmë nga psikologu për ta kaluar.

Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle 6 muaj burg Ana Lleshi Arjon Luli