Kronike21 Korrik 2022, 19:00

Arkat e humbura në portin e Durrësit, Artan Hoxha bën llogaritë: Përmbanin 1 ton kokainë me vlerë 25 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Arkat e humbura në portin e Durrësit, Artan Hoxha bën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka vizituar portin e Durrësit, për të parë nga afër arkat e bananeve të kapura së fundi. Sipas informacioneve, janë raportuar 60 arka të humbura, ku ishte fshehur kokainë.

Sipas Hoxhës, nga 60 arkat e humbura rezulton se ato përmbanin rreth 1 tonë kokainë me vlerë 25 milionë euro. Ndërsa nuk i ka kursyer as ironitë në rrjetin e tij social në Facebook duke shkruar se: Erdhi “malli i mirë”, erdhi, hajde banane nga Ekuadori”.

Postimi i plotë

Erdhi ”malli i mire”, erdhi…

Hajde banane Ekuadori, të freskëta, të ëmbla taze, si t’i doni…

Eh si e solli çarku, nga “agronom kanabisi” në fushat dhe kodrat e Shqipërisë, një ditë të bukur të transferojnë me pune “merceolog frutash ekzotike”, me liçence ndërkombëtare….

Po numëroj arkat, se nuk po biem dakord sa arka na kanë vjedhur ata “trimat” e Selfo Qorrit në portin e Durrësit…

Beso e kontrollo, thotë populli…

Dhe si u kam thënë edhe në fundin e dhjetorit të kalur, një arkë e humbur me peshë standart 19 kg banane, rezultoi të kishte brenda 17 kg kokaine me cilësi mbi 90% dhe vetëm 2 kg banane përsipër për dekor…

Në 29 dhjetor 2021 në magazinën e “banana king” në Vaqarr, u kapen 7 arka, herë 17 kg kokainë secila, plot 119 kg kokainë me pastërti kristali nga Ekuadori.

Por në port kishin humbur edhe 106 arka te tjera, herë 17 kg kokainë secila, plot 1802 kg kokainë që avulluan si me magji.

Në total ngakesa e dhjetorit ishte 1802 + 119 = 1921 kg kokainë.

Ndërsa me 16 korrik 2022, rezultojnë të zhdukura plot 60 arka me banane me peshën standarte. Për të njëjtën kompani dhe të vendosura në të njëjtën mënyrë si në rastin e dhjetorit, jo në trupin apo paretet anësore të konteinerit, por direkt në ngarkesën me banane…

60 arka herë 17 kg kokainë shkojnë në total 1020 kg “mall” i pastër kristal,…

shumëzim cmimin e shumicës (25 mije euro) nga porti deri në magazinën e sigurtë, që ka pësuar një rënie të lehtë këto kohët e fundit, pasi nuk ka bord transparence qeveritar, që ta rrisë çmimin, shkojnë plote 25.5 milionë euro.

Dhe nëse kjo sasi del në rruge me pakicë, me cmim për gramë besoj e kuptoni që shumëzohet me 3 deri 4 herë….

Qejf o qejf o qerrata…

Dhe ju thoni pse nuk duhët të këtë amnisti fiskale?!!!

Të këtë more, se ka para për të tërë…

Kronike #arkat me banane #arkat me kokaine Artan Hoxha porti i Durresit