Aktualitet19 Gusht 2018, 15:12

Gjykata e Lartë djeg dosjet kompromentuese, përfshihet nga zjarri arkiva qëndrore. Zjarri vetëm një javë pas atij te arkiv

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Lartë djeg dosjet kompromentuese, përfshihet nga zjarri

Një zjarr ka rënë në godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash. Në flakë është përfshirë arkivi në katin e parë të ndërtesës. Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.

Ky është versioni zyrtar deri më tani për rënien e zjarrit pikërisht tek arkiva e Gjykatës së Lartë. Që si për habi zjarri nuk bie në asnjë vend tjetër fjala vjen tek magazina, apo tek ndonjë zyrë tjetër e gjykatës. Burimet saktësojnë se janë djegur shumë dosje kompromentuese për gjyqtarët e këtij institucioni të lartë gjyqësor që është në zgrip, pasi kanë mbetur të gjithë në “Vetting”. Madje pritet të largohet dhe kreu i saj Xhezair Zaganjori.

Zjarri i rënë tek arkiva e Gjykatës së Lartë është thuajse identik me atë të rënë një javë më parë tek zyrat e AKSHI-it. Dhe në këto zyra mësohet se janë djegur pikërisht dokumentet që vertetojnë abuzimin e kësaj agjencie me paratë e shtetit, përmes tenderave miliardëse që janë realizuar.

Aktualitet