Bota20 Prill 2019, 15:11

“Arkona”, fillon ndërtimi i kompleksit më të madh me energji ere në det

Shkruar nga Pamfleti
“Arkona”, fillon ndërtimi i kompleksit më të madh me

“Arkona”, fillon ndërtimi i kompleksit më të madh me energji ere në det

Është filluar ndërtimi i kompleksit më të madh në detin Balltik, që do të furnizojë me energji 400 000 shtëpi. Kompleksi quhet  “Arkona” përbëhet nga 60 turbina ere dhe ndodhet rreth 35 kilometra në verilindje të ishullit gjerman të Ruegen.

Projekti është në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Eon” dhe grupit norvegjez “Equinor” kushtoi 1,2 miliardë euro për t’u ndërtuar dhe u deshën 14 muaj për t’u përfunduar.

 “Arkona”, që ka një kapacitet prej 385 megavatësh, është kompleksi i katërt me energji ere i Gjermanisë në brigjet balltike.
Gjermania synon që të ketë 65% të energjisë elektrike të prodhuar nga energjitë e rinovueshme si era, dielli dhe bioenergjia deri në vitin 2030, si dhe 80% deri në 2050.

Bota arkona energji kompleks