Showbiz 2 Shkurt 2023, 11:11

Armaldo i lumtur që ‘martoi’ Kiarën dhe Luizin, Tea nuk priste puthjen; ‘dasmorët’ nisin komentet pas ceremonisë

Shkruar nga Pamfleti

Armaldo i lumtur që ‘martoi’ Kiarën dhe Luizin, Tea nuk priste puthjen; ‘dasmorët’ nisin komentet pas ceremonisë

“Dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk kishin si të mos e komentonin “dasmën” e tyre.

Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka false.

Disa nga mendimet e banorëve:

Armaldo: Jam i lumtur që unë isha pjesë e kësaj që ndodhi. Kiara ishte bërë shumë e bukur edhe Luizi tamam dhëndër

Tea: Nuk ishte dasmë, ishte lojë. Nuk e prisja fare atë puthjen, mendova që do vazhdonin ashtu siç kanë qenë.

Olta: Akoma nuk më besohet, unë dua prapë puthje.

Diola: Unë mendoj se ishte një dasmë. Ishte shumë reale.

Nita: Unë mendoj që sonte ata u lidhën vërtet, e mendova shumë gallatë, por ishte shumë reale. Jam shumë e lumtur që pashë dashuri të vërtetë.

Amos: E ke parasysh mbretin te “Shrek 1”, fiks si ai më duket Luizi. Edhe puthja gjysmë ore do zgjasë

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar. Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin!”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.


smile

Reality Show #dasma Luiz-Kiara #komentet e banoreve