Sport26 Gusht 2022, 20:19

Armando Broja gati të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Leisterit, Tuhel: Mezi pres të mbyllet merkatoja

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja gati të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj

Armando Broja gati të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Leisterit, Tuhel: Mezi pres të mbyllet merkatoja

Armando Broja është kthyer dje përsëri në stërvitje me Çelsin, duke qenë në dispozicion të trajnerit Tomas Tuhel për ndeshjen kundër Leisterit në fundjavë. Blutë e Londrës janë në kërkim të një qendërsulmuesi po për momentin, futbollisti i përfaqësueses shqiptare mbetet alternativa e vetme për ekipin londinez në majën e sulmit, edhe pse pritet që edhe këtë ndeshje ta nisë nga stoli.

Vetë trajneri Tuhel, duke folur në konferencë për shtyp, ka theksuar se po pret me padurim që të mbyllet merkato e verës, në mënyrë që të ketë një ide sa më të qartë të grupit që do të ketë në dispozicion dhe do të fokusohet plotësisht tek ai.

“Mua gjithmonë më pëlqen të punoj me çdo skuadër dhe mendoj se ky është themeli për të qenë një trajner i mirë, që të pëlqen ajo që po bën dhe përqafon skuadrën që ke, ndërsa nuk fokusohesh te çfarë nuk ke apo çfarë mund të kishe nëse gjërat do të ishin ndryshe.

Unë e dua këtë grup, në flasim shumë për merkaton por gjëja e mirë kur mbyllet është se e di që ky është grupi yt dhe nuk ka më shpërqendrime.

Kjo vlen gjithashtu për lojtarët, të cilët ndoshta vuajnë në ato momente me vendimet e tyre – ku të shkoj, a kam apo jo një ofertë, cili është roli im?

Që nga 1 shtatori, kjo është e qartë dhe kjo gjithashtu do të na japë një shtysë që të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe një grup të fortë, një atmosferë brenda atij grupi që të na mbështetë. Më pëlqen sfida që të ndërtoj një grup të ri, që të jemi pjesë e Premier Ligës”, theksoi trajneri gjerman.

Sport Armando Broja Çelsi sulmuesi kuqezi Tomas Tuhel