Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka falenderuar publikisht Frank Lampard i cili dje u shkarkua nga pankina e Çeslit.
Lampard solli Brojën tek ekipi i parë, madje duke i dhënë mundësinë sezonin e shkuar të debutojë.
19-vjeçari pavarësisht se u largua nga Çelsi në formë huazimi te Vitesse, nuk e harron njeriun që i dha mundësinë të luajë me ekipin e parë të bluve.
”Faleminderit që ëndrrën time e bëre realitet”- shkruan Broja.
Ai debutoi me ekipin e parë me Blutë e Londrës më 8 mars të vitit të kaluar në sfidën Çelsi-Everton 4-0. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86 në vend të Oliver Zhirusë.