Sport 9 Shkurt 2022, 22:48

Armando Broja shkëlqen në sytë e Kontes, Sauthemptoni mposht Totenhemin e Kontes në transfertë

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja shkëlqen në sytë e Kontes, Sauthemptoni mposht

Armando Broja shkëlqen në sytë e Kontes, Sauthemptoni mposht Totenhemin e Kontes në transfertë

Armando Broja gjen golin e gjashtë në Premier Ligë dhe shkëlqen në sytë e Kontes, në fitoren 2-3 që Sauthemptoni mori në transfertë me Totenhemin. Për javën e 24 të Premier Ligës, sulmuesi i Kombëatres ka qenë ndër më të mirët për të tijtë, duke falur edhe dy herë para porte disa raste të mira shënimi.

Ndeshja nisi mirë për “Spërsat”, me Bednarek që shënoi në portën e tij. Do duhej e 23 minutë që Broja të gjente ekuilibrat, me pjesën e parë që u mbyll në shifra të barabarta. E dyta do prodhonte spektakël, teksa Son kaloi vendasit në avantazh.

Goli i Totenhemi nisi nga në faull ndaj Brojës, me shqiptarin e Kombëatres që u plas në tokë dhe mori ndihmë mjekësore për disa minuta para se të rikthehej në fushë. Në minutën e 20 dhe minutën e 82, Saints do përmbysnin gjithçka me Elionuzi dhe Adams. Pas tre vitesh, Sauthemptoni fiton ndaj Totenhemit, me Brojën që ishte në fushë për 90 minuta dhe u zëvendësua në shtesë nga Uollkot.

Sport Armando Broja Sauthempton sulmuesi shqiptar