Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalon një formë të mrekullueshme këtë sezon. Djaloshi bëri dhe një ndeshje shumë të mirë ndaj Mançester Sitit ku realizoi një gol, i cili u quajt offside dhe një goditje në shtyllë.
Në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Sauthemptoni po negocion me Çelsin për transferimin e përhershëm të Brojës, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe Uest Hemi po kërkon sulmuesin shtatlart.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, Uest Hemi është gati që këtë javë të dalë me një ofertë në drejtim të Çelsit për transferimin e shqiptarit.
Nga ana tjetër, te Çelsi ende nuk janë të sigurt nëse duhet ta mbajnë Brojën për të ardhmen apo ta shesin menjëherë atë, pasi besohet se për momentin djaloshi mund të shitet deri në 20 milion euro.