Sport 7 Janar 2023, 17:31

Armando Dobra jep spektakël në Kupën e Anglisë, ish-sulmuesi i Shpresave realizon dopietë që në pjesën e parë

Shkruar nga Pamfleti
Armando Dobra jep spektakël në Kupën e Anglisë, ish-sulmuesi

Armando Dobra jep spektakël në Kupën e Anglisë, ish-sulmuesi i Shpresave realizon dopietë që në pjesën e parë

Armando Dobra po jep spektakël në Kupën e Anglisë. Ish-sulmuesi i kombëtares Shpresa, po shënon në çdo raund të turneut me ekipin e Çestërfilld, duke e ndihmuar që të arrijë rezultate të rëndësishme.

Ai shënoi ndaj Northemptonit dhe AFC Uimbëlldon duke ndihmuar ekipin të përparonte në turne. Ndërkaq, sot ai ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj një skuadre edhe më prestigjioze, Uest Bromuiç, i cili këtë sezon është pjesë e Championship dhe pretendon ngjitjen në Premier Ligë. Dobra ka shënuar dy gola që në pjesën e parë të kësaj sfide.

Me miqtë të cilët ishin në avantazh 2-1, Dobra ishte ai, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 36 të duelit, duke finalizuar një aksion të shpejtë të skuadrës.

Në minutën e 41, ai i dha avantazhin e përkohshëm 3-2 skuadrës së tij në një aksion, që e nisi dhe pastaj e përmbylli vetëm me një goditje predhë para portës.

Dobra ka shënuar 3 gola me fanelën e Çesterfilldit në kampionat në 16 ndeshje në National League, kategorinë e pestë angleze ku aktivizohet. Por prova e tij ndaj një skuadre si Uest Bromuiç, tregon se futbollisti është gati për një hap më cilësor në karrierën e tij.

Sport Armando Dobra Çesterfilld ish-sulmuesi i Shpresave Kupa e Anglisë