Kronike21 Prill 2022, 14:34

Armë pa leje dhe kokainë të ndarë në doza, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Armë pa leje dhe kokainë të ndarë në doza, arrestohen 2

Armë pa leje dhe kokainë të ndarë në doza, arrestohen 2 persona në Tiranë

Dy persona, të identifikuar si Armand Rika dhe Juxhin Gjon Bocari janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën me armë pa leje dhe kokainë të ndarë në doza.

Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, forcat blu kanë ndaluar automjetin tip ‘Opel’ që drejtohej nga Armand Rika, 34 vjeç ndërsa pasagjer ishte Juxhin Gjon Bocari, 30 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ndërsa në banesën e Rikës, në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Rika akuzohet veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa Bocari akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kronike arme Arrestim Kokainë Tiranë