Qindra njerëz dolën në rrugë pasi kryeministri armen Nicole Pashinyan njoftoi arritjen e marrëveshjes midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit.
Dritaret në rezidencën e Kryeministrit u thyen. Protestuesit hoqën një pllakë me emrin e tij nga dera e zyrës dhe brohorisnin, “Nicole na tradhtoi”. Nuk dihet se ku është Kryeministri armen.
Turma gjithashtu sulmoi ndërtesën e Parlamentit, ku kishte një konflikt dhe objekte të ndryshme fluturonin. Kryetari i Parlamentit Ararat Mizoyan u rrah dhe u plagos rëndë. Të shtëna u dëgjuan edhe në rrugët e Jerevanit.
Kryeministri i Armenisë, Presidenti i Azerbajxhanit dhe Presidenti i Rusisë nënshkruan një marrëveshje që i jep fund luftës që po zhvillohet në territorin e Nago-Karabak që nga 27 shtatori.
“Unë e mora vendimin pas një analize të thellë të situatës ushtarake dhe një vlerësimi të individëve që e kuptojnë më mirë situatën, bazuar edhe në besimin se në situatën aktuale ky është rezultati më i mirë i mundshëm. Unë do t’i drejtohem kombit në ditët në vijim,”shkroi Kryeministri Armen Pashinyan.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se, sipas marrëveshjes, paqeruajtësit rusë do të vendosen përgjatë vijës së frontit në Nago-Karabak në mënyrë që të ndalojnë konfliktin ushtarak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Të gjithë iniciatorët e protestës së sotme në Jerevan do të ndëshkohen ashpër, tha kryeministri armen Nikoll Pashinyan në Facebook.
“Disa nga protestuesit ishin në Karabak, por për ndonjë arsye ata lanë pozicionet e tyre dhe ikën nga atje. Shumica e atyre që po ikin janë tani këtu. Unë mund t’u them atyre se të gjithë iniciatorët e demonstratave do të ndëshkohen ashpër,”tha Pashinyan cituar nga Tas.
Protestuesit plagosën Presidentin e Asamblesë së Armenisë, Ararat Mirzoyan, në qendër të Jerevanit, konfirmoi Pashinyan.
“Disa banditë rrahën Mirzojan. Ai duhej t’i nënshtrohet një operacioni, por jeta e tij nuk rrezikohet,” shtoi kryeministri.
https://www.youtube.com/watch?v=sLxzgIuip6E&feature=emb_title онлайн займ