Aktualitet29 Qershor 2022, 22:20

Armët elektrike në Shqipëri do përdoren fillimisht nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Armët elektrike në Shqipëri do përdoren fillimisht nga

Armët elektrike në Shqipëri do përdoren fillimisht nga policia

Kjo është një pistoletë elektrike. Ligji përcakton se ajo mund të përdoret vetëm me leje.

Po mënyrat e marrjes së saj, ende nuk janë përcaktuar në udhëzime plotësuese, siç është për armët e zjarrit për përdorim vetjak.

Që prej majit në 2021 bën pjesë tek armët që lejohen të përdoren nga policia.

Është më pak e rrezikshme se shkopi i gomës. Ne në Shqipëri kemi pasur disa situate në tejkalim kompetencash nga personat që kanë përdorur armë, pistoleta elektrike është një zgjidhje shumë e sigurt”, – thotë Marsel Mane, përfaqësues marke armësh.

Sigurisht që përdorimi i armëve të tilla, mbi bazën e trajnimit të posaçëm, mendohet dhe besohet se do kontribuojë në uljen e rasteve ose incidenteve të shkaktuara, duke qenë se konsiderohen si armë jo vdekjeprurëse”, shprehet Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm.

Në vendet evropiane ku përdoren armët elektrike, statistikat tregojnë se fillimisht janë vënë shumë në punë. Dhe më pas ka pasur një rënie drastike, si pasojë e frikës së qetarëve dhe ndërgjegjësimit se polici mund të përdori armën në çdo rast.

Kostoja e blerjes së armës elektrike është shumë më e madhe se atyre të zjarrit. E mesa duket kjo është stepja e institucioneve shqiptare.

“Ka një procedurë të caktuar për sigurimin e tyre, sigurimin e fondeve buxhetore, blerjen e tyre dhe më pas trajnimin e atyre punonjësve të policisë që do dispononin armë të tilla”- shpjegon Lamallari, raporton Euronews.

Personi që përdor pistoletën elektrike duhet të trajnohet. Kompanitë private të shitjes së armëve do të dërgojnë me kostot e tyre efektivë të policisë së shtetit për t’u trajnuar jashtë. E më pas do të shihet nëse do të lejohet përdorimi i kësaj arme si projekt pilot në muajt në vijim.

Aktualitet Armët elektrike policia Shqiperi