Anti-Mafia15 Shkurt 2023, 14:28

Aromë pazaresh/ Pse Rama e dërgoi në “kalendat greke” dosjen e spiunit Ilir Metaj?!

Shkruar nga Pamfleti
Aromë pazaresh/ Pse Rama e dërgoi në “kalendat greke”

Të gjithë e dinë se ata të tre janë bashkë. Nëse bie njëri, bien dhe të tjerët. Çdo “21 Janar”, Rama flet për drejtësi, por nga ana tjetër duket se nuk e do ndëshkimin e Berishës. Nëse ai hyn në burg, dihet që radhën e kanë Meta dhe Rama. Po ashtu Rama e di se për sa kohë Metën e Berishën i ka përballë, PS do vijojë të sundojë…

Një fjalë e urtë popullore thotë që “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Kështu ndodhi edhe me dosjen e spiunazhit të Ilir Metës.

Në korrik të vitit që lamë pas, PS bëri namin duke deklaruar se në krye të shtetit kishte qëndruar një spiuni i Sigurimit dhe kërkohej me urgjencë që ai të largohej nga politika. Taulant Balla dhe disa deputete të PS paralajmërua valë ligjesh për të shpëtuar vendin nga spiunët, por e gjitha rezultoi flluskë sapuni.

Në fund të tetorit PS e PD vendosën të hapin totalisht dosjet e Sigurimit duke premtuar se tani do të dalin në shesh të gjitha sekrete e komunizmit, por jemi në shkurt dhe ky ligj nuk ka dhënë asnjë efekt.

Pjesë e atij debati u bë dhe Edi Rama. Sulmet dhe kundërsulmet mes tij dhe Ilir Metës ishin të përditshme. Madje ish-presidenti arriti deri aty sa kërcënonte se ishte “djalë i Pazarit të Ri dhe godiste më të fortin”. Por që pas miratimit të ligjit, situata është qetësuar. Meta i ka ndërprerë daljet e përditshme në media dhe ka ulur dozën e sulmeve, ndërsa Rama nuk e sulmon me Metën.

Madje ligji në fjalë është dërguar në “kalendat greke”. Ai ka hyrë në fuqi që në javën e parë të dhjetorit dhe pas afro 3 muajsh nuk ka asnjë lëvizje për të zbuluar dosjen e Metës. Vetë Autoriteti pret që Kuvendi të kërkojë të dhëna për spiunin Ilir Metaj, por mazhoranca e ka hedhur pas krahëve një gjë të tillë. Si duket Rama e ndjen veten shumë komod për sa kohë Meta e Berisha janë përballë tij.

Të gjithë e dinë se ata të tre janë bashkë. Nëse bie njëri, bien dhe të tjerët. Çdo “21 Janar”, Rama flet për drejtësi, por nga ana tjetër duket se nuk e do ndëshkimin e Berishës. Nëse ai hyn në burg, dihet që radhën e kanë Meta dhe Rama. Po ashtu Rama e di se për sa kohë Metën e Berishën i ka përballë, PS do vijojë të sundojë. Me pak fjalë, duket se kemi një lloj pazari të fshehtë ku 3 “mamuthët” e politikës mbajnë njëri-tjetrin në pushtet. /Pamfleti

Anti-Mafia Dosja Meta Rama