
Një ditë pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Vlorës, e të riut Mikel Kaksa, kanë nisur hetimet për punonjësit e burgjeve.
Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, janë ndaluar dy punonjës të burgjeve, të cilët kishin përgjegjësinë për shtetasin e arratisur. Bëhet me dije se dy punonjësit e ndaluar janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.
Pasi mori vendimin e dhënë nga gjykata, Mikel Kasaj kërceu mbi tavolinën e të pandehurit, duke u larguar nga dera e gjyqtarit. Policët shoqërues të burgut e ndoqën menjëherë, por Mikeli është “zhdukur” nëpër korridoret e gjykatës dhe ka dalë jashtë me vrap.