Aktualitet22 Prill 2019, 19:18

“Arrest shtëpie” për katër shqiptarët që ‘lanë’ hesapet me thika dhe shkop bejsbolli

Shkruar nga Pamfleti
“Arrest shtëpie” për katër shqiptarët që

“Arrest shtëpie” për katër shqiptarët që lanë hesapet me thika dhe shkop bejsbolli

Katër shqiptarë janë përleshur me thika dhe shkop bejsbolli  mbrëmjen e së premtes në parkingun e një supermarketi në zonën pranë Capitinit në Perugia.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë larja e hesapeve. Dy vëllezër shqiptarë kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë nga makina.

Gjatë përleshjes njëri prej tyre është plagosur. Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona.

I plagosuri i cili kishte marrë plagë në krahë dhe kofshë u transportua në spital dhe nga salla e spitalit u shpall i arrestuar.

Ditën e sotme 4 shqiptarët dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Për të katërt të arrstuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Aktualitet Arrestohen Itali perleshen plagosen