Politike 1 Tetor 2018, 14:27

‘Arrestim fasadë’! Rama reagon sërish për rastin ‘Xhisiela’, kyç gojën për deputetin Rraja, mesazh

Shkruar nga Pamfleti

'Arrestim fasadë'! Rama reagon sërish për rastin 'Xhisiela', kyç gojën për deputetin Rraja, mesazh të fortë opozitës: Të paudhë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi ngjarjen më të bujshme të ditëve të fundit, atë të dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ashtu si në mbledhjen e grupit, ku u largua me të nisur diskutimi, Rama kyçur sërish gojën për deputetin Rrahman Rraja, djali i të cilit u arrestua ditën e djeshme nga policia për dhunën e ushtruar ndaj Xhisielës. Rama i dërgon një mesazh të fortë opozitës, duke i cilësuar eksponentët e saj si të paudhë, që nuk i beson më askush. 

“‘Arrestim fasadë’!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit?Mjerë kush i beson këta të paudhë”, shkruan Rama.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Edi Rama Xhisiela Maloku