
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e zyrtares Alda Klosi. Përmes një njoftimi për mediat ajo bën me dije se ndaj saj janë ngritur 3 akuza. Ajo akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe dhënie të deklarimeve të rreme para hetuesve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore””, njofton policia.
Alda Klosi u arrestua ditën e djeshme pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi. Kjo e fundit deklaroi se grabitja ka qenë e inskenuar nga vetë zyrtarja dhe se partë ajo ja kishte dhënë vetë që t’i ruante në banesë.