Politike 4 Shkurt 2023, 13:10

Arrestimi i Alda Klosit, Sula: "Kamerdare" për të shpëtuar Ramën nga skandali i McGonigal

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Alda Klosit, Sula: "Kamerdare" për të

Arrestimi i Alda Klosit, Sula: "Kamerdare" për të shpëtuar Ramën nga skandali i McGonigalArrestimi i Alda Klosit, Sula: "Kamerdare" për të shpëtuar Ramën nga skandali i McGonigal

Ditën e djeshme Prokuroria e  Tiranës ka arrestuar Alda Klosin, kjo sipas deputetit të PD-së Dashnor Sula është thjeshtë një “kamerdare” për të shpëtuar Edi Ramën nga skandali MCGonigal.

Në një postim në rrjetin e tij social, Sula shprehet se prokuroria e dinte që në fillim vendbanimin e zyrtares Klosi, por prokuroria ka vendosur që të shpërndajë dëshminë e Rozeta Dobi, që e gjithë vëmendja të jetë mbi zyrtaren dhe jo në skandalet e qeverisë.

Më tej ai shton se kjo është një taktikë e përdorur edhe më parë nga Rama për të mbuluar skandat.

Reagimi i plotë:

?Alda Klosi “komardarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal.

Që nga mbrëmja e djeshme mediat janë mbushur me lajme nga arrestimi i zyrtares që ruante paratë e vjedhura nga qytetarët në dyshek. Madje edhe prokuroria duket se është treguar bujare pikërisht tani për të shpërndare dëshmitë e “skifteres” së zyrtarëve Rozeta.D.

?Në fakt vendqëndrimi i Klosit është ditur që në ditën e parë kur u zbuluan paratë e deklaruara, dhe ajo do të kishte shijuar jetën e saj, por “fatkeqësisht” për të qeverisë i ndodhi një thagmë më e madhe, skandali McGonigal ndaj duhej arrestuar që debati të orientohet drejt saj dhe jo te i pari i qeverisë.

Ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.

Ndaj edhe nëse e keni vëne re, për të marrë me të mirë qytetarët për të mbulu skandalin, qeveria ka vazhduar për tre ditë rresht duke ulur çmimin e karburantit.

Vëmendja këtu mund të ikë nga McGonigal por Kongresi Amerikan i merr seriozisht gjërat.

Politike #Alda Klosi #Dashnor Sula Edi Rama McGonigal