Politike 4 Maj 2018, 12:54

Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, vjen reagimi i parë nga PD: Duam “arkitektët” e vërtetë që fshihen pas

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, vjen reagimi i parë

Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, vjen reagimi i parë nga PD: Duam “arkitektët” e vërtetë që fshihen pas

Pak pas publikimit të lajmit për arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës ‘Arbi Garden’, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, vjen për herë të parë reagimi nga PD.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj theksoi se arrestimi i Çekajt është një gjë shumë e mirë. Teksa u shpreh skeptik lidhur me faktin se kush fshihet vërtetë pas kokainës, demokrati tha se kjo ishte dorë vetëm e tregtarit.

“Është gjë e mirë arrestimi. Por se besoj se një tregtar bananesh të mund të ofrojë të gjitha këto garanci. Besoj që dikush më tepër, që nuk merret me trageti bananesh i ka këto në dorë. Gjithsesi është shumë mirë që të fillohet nga ky moment. Sukses do të ishte kapja e “arkitekteve” Përse nuk u prit të merrej informacion? Sukses nuk është vetëm sekuestrimi, por edhe autorët”, tha Alibeaj.

Operacionin për arrestimin e Arbër Çekajt e paralajmëruan gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Politike Arbër Çekaj deputeti i PD Enkelejd Alibeaj