Kronike30 Mars 2022, 18:20

Arrestimi i Dumanit/ Policia zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Dumanit/ Policia zbarkon në Elbasan, disa të

Policia ka zbarkuar në Elbasan, pas përplasjes me armë zjarri mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Dumani u arrestua në Fier, ndërkohë që mësohet se RENEA dhe forcat e tjera kanë kryer kontrolle në Elbasan. Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni ose janë të përfshirë në atentatin në fjalë.

Ngjarja ndodhi dje pasdite, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një BMW u gjet e braktisur në rrugë ndërsa ndaj saj ishte qëlluar me breshëri plumbash. Dyshimet janë se në të ndodhej i shumëkërkuari Talo Çela. Pas hetimeve policia ra në gjurmët e Nuredin Dumnait, i cili dyshohet se është përplasur me armë zjarri me Çelën. Operacioni po vijon, ndërkohë që është ngritur në këmbë e gjithë policia e shtetit.

Kronike #Dumani Arrestim Talo Çela