Politike24 Janar 2023, 13:03

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Berisha: Rama i dorëzoi 225 mijë dollarë nëpërmjet Agron Nezës!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Berisha: Rama i dorëzoi 225 mijë

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezos i ka dorëzuar Çarls Gonigal 225 mijë dollarë në dorë. Ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë, se është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe se ka marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

McGonigal akuzohet po ashtu se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dy kryesor të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorjan Duçka dhe i dyti bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës ish-oficer i policisë sekrete Hoxhiste, Agron Neza. Disa muaj më parë juria e madhe e San Franciskos, urdhëron pasi njihet me dosjen që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument komunikim personal përfshi këtu tekstet e mesazheve të telefonave, mesazhe me email, mesazhe zanore, letra , shënime. Çarls Gonigal dhe personave të tjerë…Njeriu u vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe është Edi Rama. Të hetohet të gjitha takimet e skeduluara midis Çarls Gonigal dhe çdo punonjësi. Çdo udhëtim të hetohet…Të hetohet çdo pagesë dhuratë që i është dhënë Çarls Gonigal nga Agron Neza…ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e republikës së Shqipërisë. Emrat janë vetëm për shqiptarët. Është e provuar se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezos i ka dorëzuar Çarls Gonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër sipas mediave. Është zbuluar në këtë lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi, Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe kolegët ruse…i cili ka lobuar nga Edi Rama…Duçka është një mafioz”,-u shpreh Berisha për mediat.

Politike #Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI Berisha