Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka folur lidhur me akuzën ndaj ish-agjentit të FBI-së ,Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Rama.
Bumçi u shpreh se kryeministri Edi Rama është korruptuesi më i madh dhe nëse nuk i nënshtrohesh atij të hedh në erë.
Ai më tej shtoi se faktet flasin dhe janë konkrete, duke theksuar se për aq kohë që Rama korruptoi ish drejtuesin e FBI, atëherë është më e lehtë me drejtuesit e SPAK.
“Kemi një korrupsion të një zyrtari të lartë të FBI. Ai drejtues kthehet në instrument të kryeministrit shqiptar. Për çfarë akuzohet drejtuesi i FBI? Se nuk ka deklaruar se ka takuar. Pse drejtuesi i FBI ka takuar Ramën? Një vend mik nuk vepron në këtë mënyrë. Në 10 vjet Rama e blen këtë pushtet dhe goditjen e merr opozita. Kronologjia është e saktë. Drejtuesi i FBI e ka takuar 5 herë Ramën. Intensiteti i takimeve flet më vete. Ka ardhur 5 herë në 7 muaj. Për çfarë? Ka marrë 80 mijë dollarë, në nëntor është ngritur zhurma ndaj lobistit të PD. Në dhjetor e takon sërish, ka marrë këstet 225 mijë dollarë. Në shkurt akuza finalizohet. Materialet i shkojnë drejtuesve të lartë. Në aktakuzë thuhet se këta persona i serviren drejtuesit të FBI. Çfarë faktesh të tjera kërkojmë ne? Pse kërkon SHBA konfiskimin e komunikimit të FBI dhe Ramës. Pse? Rama është me emër dhe është i pari në këtë stad në hetim. Kjo është shkatërrim i marrëdhënieve me aleatët tanë. Faktet janë, kur korrupton drejtuesin e lartë të FBI, çfarë ka bërë me drejtuesit e SPAK. Rama është korruptuesi më i madh, nëse nuk i nënshtrohesh të hedh në erë”, tha Bumçi për emisionin “Open” në “News24”.