Politike 1 Shkurt 2023, 13:54

Arrestimi i sekretarit të Ministrisë së Financave, Ibrahimaj: Çështjen e ka drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se arrestimin e sekretarit Arlind Gjokutaj pak javë më parë ia ka lënë në dorë drejtësisë duke mos pranuar që të komentojë për dosjen që iu vendosën prangat.

“Do të presim të shprehet drejtësia”, tha ministrja e pyetur për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë se Financave, që akuzohet për shpërdorim detyre, për një pronë të dëmshpërblyer dy herë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln euro

“Ne në fakt, kemi pasur një qëndrim për të gjitha çështjet në hetim. Nuk marrim përsipër të bëhemi gjyqtar, avokat apo prokuror. Këto gjëra ia kemi lënë reformës në drejtësi. Do të presim si do të shprehet drejtësia”, tha Ibrahimaj.

“Janë çështje për të bërë zhurmë, ne do të presim të gjitha procedurat dhe do të bëhen me dije”.


smile

Politike Arlind Gjokutaj Delina Ibrahimaj