Politike11 Gusht 2022, 23:02

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi arrestimin e ish-shefit të policisë në Dhërmi, Sokol Bode. Ai u dnëua me 12 vite burg, ëpr lidhje me grupin e habilajve.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Alibeaj thekson se arrestimi pas 5 vitesh arrati të Bodes është dëshmi e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë. Sipas tij, Partia Demokratike ka denoncuar me prova përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Enkelejd Alibeaj: Sokol Bode, ish-shefi i policisë në Dhërmi prej nga niseshin tonelata e drogës drejt Italisë e Greqisë arrestuar sot pas 5 vitesh arratie është dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë, e ku përgjimet tregojnë qartë sesi shefat e policisë punonin nën urdhrat e shefave të krimit e të trafikut.

Për më shumë se 9 vite, Partia Demokratike ka denoncuar me prova përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Tashmë është e qartë se e gjitha kjo bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga vartësi i tij besnik Saimir Tahiri.

Qeveria e Rilindjes në pushtet për vite më radhë e kanabizoi vendin dhe në krye të këtij operacioni kriminal qëndronte kupola e policisë, ministrisë së brendshme dhe kryeministrit.

Shqipëria ende vazhdon të mbetet peng i krimit e bandave. Edi Rama nuk mund ta luftojë dot krimin dhe trafikun e drogës, pasi ata e kanë sjellë në pushtet duke blerë e grabitur vota për të dhe sot ai nuk është gjë tjetër veçse peng i bandave të tij.

Politike #Alibeja Bode drogë