Politike24 Janar 2023, 18:54

Arrestimi i zyrtarit të FBI, “Foltorja” nuk ndahet nga Alibeaj: Po bën zhurmuesin për të zbehur skandalin

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i zyrtarit të FBI, “Foltorja” nuk ndahet nga Alibeaj:

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI,  Charles McGonigal dhe bashkëpunimin e tij me një oligark rus dhe lidhjen me Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu ka akuzuar Alibeajn, të cilin e ka cilësuar si “krye ‘Enuku’ i Zi i kryeministrit Edi Rama”, dhe se po përdoret prej tij.

Shehu shtoi gjithashtu se përjashtimi i deputeteve nga Alibeaj e ka quajtur si “shërbim ndaj padronit Rama”, dhe tentativë për të devijuar debatin në Kuvend dhe për të hequr vëmendjen nga kjo aferë.

Krye “Eunuku” i Zi i Ramës aktivizohet te largoje vëmendjen nga skandali McGonigal! Ne kulmin e skandalit të Ramës për çështjen e McGonigal, edepsëzi Alibeja këmbënguli, që në fillim të seancës plenare të së enjtes, të komunikohet “përjashtimi” i deputetëve të PD nga “grupi”! Një shërbim ky ndaj patronit Rama! Një tentative kjo për të devijuar që në fillim debatin në Kuvend, për të hequr vëmendjen ndaj asaj afere, qe e ka vendosur Ramën ne “bankën e të akuzuarit”! Dhe jo për pak gjë, por për lidhje me një agjent rus! Kur Rama vete deklaron se do të heshte…. Në fakt ai aktivizon “zhurmuesin” Alibeja, për të zbehur atë skandal! Për të çoroditur grupin parlamentar të PD, për ta përçarë atë, duke e futur ne një debat të brendshëm. Dhe ky është roli, që i ka caktuar atij Sulltani; edhe në këto ditë të vështira e plot me lajme nga ShBA. Atë të përçarësit profesionist, të përdorshëm si “gjethe e fikut” për “hallatet”! Turp mbi turp ky! Por që në realitet është “mision i pamundur”, qoftë për Sulltanin, qofte dhe për krye Eunukun e tij të Zi!,” shkruan Tritan Shehu.

Politike Akuza Alibeajt foltorja