Kronike28 Janar 2023, 12:55

Arrestohet 11 persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

11 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, nga ngacmimi seksual, vozitja e automjetit në gjendje të dehur deri te shkelja e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: B. D., 35 vjeç, banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ka hyrë në një lokal, me një mjet prerës (thikë) në dorë. E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke jashtë jashtë banesës”, njofton policia.


smile

Kronike Arrestim policia Tiranë