Kronike 5 Janar 2023, 08:57

Arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Fier, i dënuar dy herë për vrasje

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Fier, i dënuar dy

Një 49-vjeçar, i dënuar 2 herë për vrasje ka rënë në prangat e policisë së Fierit. 49-vjeçari Shpëtim Kanda ishte i armatosur në momentin e arrestimit. Ai konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kronike Arrestim policia e Fierit