Bota10 Nëntor 2018, 09:01

Arrestohet adoleshenti shqiptar i kërkuar për vrasje në Francë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet adoleshenti shqiptar i kërkuar për vrasje në

Arrestohet adoleshenti shqiptar i kërkuar për vrasje në Francë

Një 16-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, i dyshuar si autor i vrasjes me thikë të një 21-vjeçari afrikan në Francë. Vrasja ka ndodhur më 22 Shtator në Clermont-Ferrand, ndërsa i riu shqiptar u arrestua gjatë kësaj jave në shtetin gjerman.

 Katër të rinj kishin marrë pjesë në një sherr me armë të ftohta më 22 Shtator, ku u vra një i ri afrikan, dhe të gjithë ishin arrestuar. Policia zbuloi se të arrestuarit nuk ishin autorë të dyshuar të plagëve të shkaktuara nga goditja me thikë, por një i ri shqiptar.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë me dije, por u arrestua në Gjermani. Pritet që ai të ekstradohet në Francë.

Bota Arrestohet adoleshenti shqiptar i kërkuar për vrasje në Francë