Gazetarja Kimete Berisha ka reaguar pas arrestimit të asistetit të Albin Kurtit, Arianit Beqirit
Berisha shkruan se Beqiri nuk ka pse të frikësohet.
Asisteti i Kurtit u arrestua për shkak se kishte vendosur para qeverisë një kosë bari, ku sipas tij pako e re e rimëkëmbje ekonomike, është negative.
Postimi i saj i plotë:
Prej kur u bë ‘katundaria’ m’u tutë prej kosës.
Kosa shërben për me kosit bar’in.
Mos u tut prej kosës, mos u bë shybeli, se t’keshin.
Kosa është gërshërë për bar, ashtu siç janë gërshërët për flokë.
Mos u tut. Flej shlirë, xhaxhi polic.
Me pas pa policia naj arushë, e paskan pas njet m’u shtre për s’gjani e për s’gjati para saj në shesh.
Mos u tut prej veglave bujqësore, të dala nga përdorimi, o ‘mustaqe kallamoqi’.
Bile u dasht tri kosa me qenë, se kositja lyp punë…a e ka pa qysh thonë ‘i mora tri kosa bar’.
Plus kosa e këtij artistit ish e pa mreht.