
Settimino Mineo
Policia italiane ka arrestuar bosin e ri të mafias Settimino Mineo dhe dhjetra të dyshuar të tjerë gjatë një aksioni për goditjen e anëtarëve që synojnë ringjalljen e bandës Cosa Nostra.
Policia arrestoi argjendarin Mineo, 80 vjeç, dhe të paktën 45 të tjerë në Siçili pak para se ai të të mblidhte zyrtarisht kupolën mafioze.
Të dyshuarit akuzohen për grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, zjarrvënie, dhe krime të tjera, thanë hetuesit.
Mafia siciliane arriti të rindërtojë Kupolën pasi nuk ishte takuar prej vitesh, njofton media italiane.
Kupola u takua në maj për herë të parë që nga 1993 dhe ishte caktuar të emërojë trashëgimtar zyrtar Mineon, pas ndarjes nga jeta vitin e kaluar në burg të shefit famëkeq të mafias Toto Rina.
Mbetet një mister ku ndodhi takimi i kupolës, por biseda e Collettit me shoferin e tij implikonte Mineon dhe të tjerët.
Colletti thuhet se u gëzua për ringjalljen e kupolës, e cila duhej të ishte një përmirësim i “tiranisë” së Rinës.
Anëtari i përjetshëm i mafias Mineo u arrestua si pjesë e hetimeve nga gjyqtari dhe prokurori Giovanni Falcone më 1984 dhe u burgos për pesë vjet.
Falcone u vra në një shpërthim masiv makinash në vitin 1992. Mineo u arrestua përsëri në vitin 2006 dhe u burgos për 11 vjet të tjera.
Mineo i mbijetoi një prite në vitin 1992, ku u vra vëllai i tij Giuseppe, rreth gjashtë muaj më pas vëllai tjetër, Antonino, u vra jashtë dyqanit familjar të bizhuterive.
Gjatë dy dekadave të fundit, policia italiane ka rritur arrestimet dhe konfiskimet që synojnë rrethimin e tij, në një përpjekje për të izoluar shefin famëkeq.