Politike19 Shtator 2018, 22:48

Arrestohet drejtori i LSI-së, zhvati spitalin e Beratit me dokumeta false

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet drejtori i LSI-së, zhvati spitalin e Beratit me dokumeta false

Arrestohet drejtori i LSI-së, zhvati spitalin e Beratit me dokumeta false

Ditën e sotme policia e shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e spitalit të Beratit, Idlir Frashërin dhe Juristin Alfred Lulaj, pasi në bashkëpunim kanë blerë mallra mjekësore në kundërshtimi me ligjin dhe për ti justifikuar kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Frashërit bëhet procedim penal, pasi edhe vitin e kaluar në datë 6 qershor u referuan materialet në Prokurori për ish-drejtorin se ka qenë bashkë me deputetin e LSI-së, Gledjon Rahovica duke bërë fushatë.

Në 2017 Ferashëri është akuzuar për korrupsioni aktiv në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore, akuza të cilat nuk i pranoi, duke deklaruar se nuk ka qenë më Rahovicë, deklaratë të cilën e bëri edhe deputetiti i LSI.

Prokuroria e Përgjithshme mori në dorë hetimet para një viti, por ndonëse çështja bëri bujë, Frashëri nuk pati asnjë shqetësim deri ditën e sotme kur u arrestua për dy akuza të tjera.

Politike arrestohet Berat drejtori LSI