Bota30 Gusht 2022, 10:15

Arrestohet në Elbasan “bosi” i shumëkërkuar turk i Bitcoin

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet në Elbasan “bosi” i shumëkërkuar turk i

I shumëkërkuari turk, Faruk Ozer, i njohur si mbreti i Bitcoin është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit.

Faruk Fatih Ozër ndodhej në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Ozër shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

I riu akuzohet se ka zhdukur rreth 2 miliardë dollarë të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer fillimisht u vendos në një hotel pranë “Zogut të Zi” në Tiranë duke prenotuar tre net.

Por natën e dytë, ai u fsheh në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” po në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

Më pas ai u zhvendos në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet dhe prej andej ka lëvizur në disa qytete në Shqipëri për të humbur gjurmët, por policia shqiptare e lokalizoi përmes përgjimeve duke e arrestuar.

Bota # Faruk Özer arrestohet Elbasan