Kosova27 Qershor 2022, 17:40

​Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
​Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

​Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka vënë në pranga një person, nën akuzë për krime lufte kundër popullsisë civile.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi me inicialet M.D. nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez – shtetas i Kosovës, është i përfshirë në vrasjen e 9 civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e 5 të tjerëve, gjithashtu shqiptarë, gjatë luftës. Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në rajonin e Pejës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Prishtine Kosove Krime Lufte

Kosova