Bota12 Mars 2019, 14:33

Arrestohet për të 3-ën herë gazetarja, 138 dollarë gjobë për refuzim të urdhërave të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet për të 3-ën herë gazetarja, 138 dollarë

Arrestohet për të 3-ën herë gazetarja, 138 dollarë gjobë për refuzim të urdhërave të policisë

Korrespodentja e Radios Evropa e Lirë në Kazakistan është arrestuar për të tretën herë me rradhë përderisa ajo po mbulonte protestat në qytetin Zhanaosen.

Të martën një gjykatë e shpalli fajtore gazetaren, Sania Toiken, dhe e gjobiti me 138 dollarë, për siç u tha në vendim, refuzimin e urdhërave policore.

Toiken e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se rasti ishte i motivuar politikisht dhe kishte për qëllim krijimin e pengesave për raportimin e saj. Avokati i saj, Tanatar Isekeshev, tha se vendimi i gjykatës do të apelohet.

Toiken u arrestua më 11 mars pranë një kafeneje dhe e kaloi një natë në stacionin policor.

Ajo ka mbuluar protestat e vazhdueshme të organizuara nga banorët, të cilët kërkojnë punë në qytetin e njohur për industrinë e naftës.

Gazetarja Toiken, në vitin 2017, ishte fituese e Çmimit për guxim në gazetari të ndarë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Media./REL

Bota avokati korrespodentja e Radios Evropa e Lirë Sania Toiken Tanatar Isekeshev