alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Arrestohet prokurori i Sarandës për korrupsion, FNSH dhe oficerët e SPAK “zbarkojnë” për kontroll në zyra dhe banesa

19/06/2021, 10:15
ne Aktualitet
A A
Arrestohet prokurori i Sarandës për korrupsion, FNSH dhe oficerët e SPAK "zbarkojnë" për kontroll në zyra dhe banesa

Arrestohet prokurori i Sarandës për korrupsion, FNSH dhe oficerët e SPAK "zbarkojnë" për kontroll në zyra dhe banesa

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi me bujë i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, mëngjesin e sotëm i akuzuar për korrupsion. Mësohet se pas arrestimit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK kanë zbarkuar aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.


-Lexo edhe:

Afera me inceneratorët, dalin emrat kush është çifti i moshuar që kanë kompani me vlerë 30 milionë $

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas”BW”, SPAK dhe FNSH po ushtrojnëp kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

Hasa u vu në pranga nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Njoftim: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

-Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

-Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

-Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

-Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 19.06.2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.40 datë 17.06.2021. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Afera me inceneratorët, dalin emrat kush është çifti i moshuar që kanë kompani me vlerë 30 milionë $

04/07/2022, 11:31
Aktualitet

Vazhdojnë skandalet me vettingun/ Pas Etleda Çiftes, GJKKO merr të pandehur Ardian Hajdarin; fshehu pasurinë

04/07/2022, 10:14
Aktualitet

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

04/07/2022, 9:48
Aktualitet

Vazhdojnë temperaturat rekord, Gjirokastra dhe Elbasani dy qytetet më të nxehta në vend

04/07/2022, 9:06
Aktualitet

Zëvendëskryeministri dhe kryeministri i Kosovës, nikoqir të delegacioneve nga Finlanda dhe Irlanda

04/07/2022, 8:33
Aktualitet

Thellohet difiçiti tregtar, INSTAT: Importet ushqimore rriten me 22%

04/07/2022, 7:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Turizmi i brendshëm, trendi i 2021

Turizmi i brendshëm, trendi i 2021

Eriksen lë spitalin, flet bashkëshortja: Ai është mirë, tani ne kërkojmë qetësi

Eriksen lë spitalin, flet bashkëshortja: Ai është mirë, tani ne kërkojmë qetësi

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Afera me inceneratorët, dalin emrat kush është çifti i moshuar që kanë kompani me vlerë 30 milionë $

04/07/2022, 11:31
Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk mund të zbardhet pa arrestuar Ardi Veliun, skenaristin e të gjitha ngjarjeve kriminale në vend

04/07/2022, 11:15

Protesta e Berishës, Kryemadhi: Kush mendon se po vidhet nga hajduti i gjatë, të vijë në shesh!

04/07/2022, 11:09

Berisha harron “non grat-ën”, i uron pavarësinë SHBA-së: Në 100 vitet që vijnë, do forcoj marrëdhëniet me ju

04/07/2022, 10:53
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

04/07/2022, 10:49
Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In