Kronike 5 Tetor 2018, 13:21

Arrestohet ‘Ronaldo’, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet ‘Ronaldo’, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet 'Ronaldo', ja për çfarë akuzohet

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi i është gjetur me vete një armë zjarri, që e mbante pa leje. Shtetasi i arrestuar është identifikuar si Ronaldo Abedini, nga Bulqiza, i akuzuar më parë edhe për vjedhje. Pritet njoftimi zyrtarë i policisë dhe detaje rreth arrestimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip “Benz”, nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.

Kronike arme pa leje Arrestim Bulqizë