Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, mbrëmjen e djeshme. Mediet fqinje raportojnë se shqiptarit 32-vjeçar, me banim në Gardolo, në momentin e arrestimit iu gjetën dhe sekuestruan 200 gram kokainë e pastër, ende pa u paketuar në doza, me vlerë rreth 20 mijë euro.
Arrestimi
Të veshur civilë agjentët e Policisë së Trentos, pak para orës 22:00, të mbrëmjen së djeshme, morën informacionet se një makinë e vogël ngjyrë gri ishte larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar një pike kontrolli të policisë, për masat anti-COVID.
Pasi gjurmuan makinën, policia arriti ta lokalizonte atë në kryqëzimin “Ravina”, duke i bërë me shenjë drejtuesit që të ndalonte. Por ky i fundit, në vend që të ndalonte e rriti shpejtësinë me qëllim arratisjen.
Policia iu vu në ndjekje dhe sapo arriti që ta ndalonte ushtroi kontroll në mjet. Pas kontrollit, në parakolp iu gjet e fshehur 200 gram kokainë. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun Spini di Gardolo.