Anti-Mafia23 Korrik 2022, 11:51

Arrestohet “Sudja” e kredive Arben Meskuti, zhvatje, zhantazhe dhe presion ndaj qytetarëve në bashkëpunim me “IuteCredit”

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet “Sudja” e kredive Arben Meskuti, zhvatje, zhantazhe dhe

Autoritetet janë kujtuar të lëvizin për batërdinë me mikrokreditë. Janë disa kompani në vend që po japin kredi pa kolateral, por me interesa shumë të larta. Shumë qytetarë detyrohen të shkojnë aty, por më pas përballen me një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe presionesh. Kompanitë kotraktojnë agjenci “përmbarimore”, të cilat bëjnë shantazhe dhe presione përmes telefonatave dhe shkresave.

“Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra raste, ndërkohë që vetëm tani autoritet kanë filluar të vihen në lëvizje. Sipas informacioneve, dje është arrestuar Arben Meskutin. Ai është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania. Dyshohet se Meskuti po largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane pas zbulimit të një aktiviteti kriminal në fushën e mikrokredive. Arben Meksuti ka vepruar në bashkëpunim me Olsi Ibron.

Si kanë zhvatur shqiptarët

Qendra e biznesit e dyshes quhet STAR, simbol i yjeve të abuzimit dhe zhvatjes së të pafuqishmëve që nuk paguajnë dot këstet e kredive në bankat e nivelit të dytë. Qendra ushtron aktivitetin disa metra larg Ministrisë së Drejtësisë, në ish-godinën e gazetës “Zëri i Popullit”.

Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Aktiviteti synon në mbledhjen e kredive të këqija përmes presionit e zhvatjes.

Sipas denoncimeve që ka bërë “Pamfleti”, në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një nga dosjet penale më voluminoze në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku vetëm lista e të mashtruarve nga mafia ‘STAR’ është me rreth 5 mijë qytetarë. Ministria e Drejtësisë i kërkoi me urgjencë prokurorisë të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur të gjithë anëtarët e klanit STAR për veprat penale të “Mashtrimit të shumëfishtë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”. Në dosjen e Ministrisë së Drejtësisë faktohet aktiviteti kriminal i dy ‘Sudeve’.

Qindra denoncime dhe kallëzime të tjera janë bërë për klanin STAR. Por edhe spe dosja ka 2 vite në prokurori, dy ‘Sudet’ Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë vijuar aktivitetin kriminal tashmë në përmasa të frikshme, duke shtërnguar qytetarët, me veprime, sekustrime dhe bllokim arbitrar të llogarive bankare, duke marrë atribute të gjykatës.

Prokuroi vetëm tani është kujtuar, ndërkohë që duhet të prangoset dhe ortaku i tij si dhe tu vihet dryni kompanive që ata përdorin për shantazhe. Ndërkohë që autoritetet flenë për kioskat e tjera kredive që operojnë në vend. Vetë Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka dhënë disa herë alarmin se disa kompani në shkelje të hapur të ligjit marrin rolin e përmbaruesit dhe bëjnë presione shantazhe duke mbledhur para në emër të “IuteCredit” apo kompanive të tjera piramidale.

Anti-Mafia #Credit kredi Meskuti