Bota 1 Prill 2019, 19:16

Arrestohet zyrtari bixhozxhi në Itali, vodhi 1.4 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet zyrtari bixhozxhi në Itali, vodhi 1.4 mln euro

Itali/ Keqtrajtonte gruan dhe ngacmonte të mitura, dënohet 53- vjeçari shqiptar

Arrestohet një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë nga policia italiane për vjedhjen e 1.4 milionë euro nga fondi i ribursimeve të udhëtimeve të stafit. Sipas mediave italiane, shumën e parave i arrestuari e përdori për të luajtur lojëra fati

“Guardia di Finanza” tha se i dyshuari është dërguar në paraburgim dhe po përballet me akuzat për përvetësim dhe pastrim parash për të fshehur origjinën e tyre”.

Mes tjerash  thuhet se i arrestuari shpenzoi paratë në disa zona përreth Romës dhe një pjesë të shumës së vjedhur ua kishte shpërndarë në llogari  familjarëve.

“Pjesa më e madhe e parave të vjedhura ishin shpenzuar në lojëra fati përreth Romës, ndërkohë që disa të tjera ishin vendosur në llogaritë bankare të anëtarëve të familjes”. Gjithashtu atij iu sekuestruan asete me vlerë rreth 200.000 euro.

Bota Arrestohet zyrtari bixhozxhi në Itali vodhi 1.4 mln euro